Artikull
Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore
Mërkurë 19 Nëntor 2025 18:07
Mërkurë, 19 Nëntor 2025, 18:07
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Kompania
ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje
ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi
menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm.
"Lukoil" po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të përfunduar shitjen e rafinerisë, rrjetit të stacioneve të benzinës dhe aseteve të tjera të saj në Bullgari te një pronar i ri dhe pret që aktivitetet e administratorit të jashtëm të mos e pengojnë këtë proces", tha kompania në një deklaratë, të cituar nga Reuters, raportoi BNR "Horizont".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva