LAJME

Artikull

Importi i mallrave bujqësore nga Ukraina mbetet i nënshtruar licencimit

Enjte, 20 Nëntor 2025, 12:05

Importi i mallrave bujqësore nga Ukraina mbetet i nënshtruar licencimit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit të licencimit për eksportin e mallrave dhe produkteve bujqësore në Bullgari, Rumani, Sllovaki, Hungari dhe Poloni, informon BGNES.

Pritet që qeveria ukrainase të miratojë listën e mallrave që i nënshtrohen licencimit për eksport dhe import, si dhe kuotat e lidhura me to. Në këtë mënyrë, eksporti i grurit dhe thekrës, misrit, farave të kolzës,ose rapës së bardhë dhe farës së lulediellit drejt pesë shteteve anëtare të BE-së do të mbetet nën kontrollin e licencimit. 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES


Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva