Artikull
U zbulua një rrjet kriminal për kontrabandë dhe trafikim me vlerë miliona euro
Enjte 20 Nëntor 2025 13:45
Enjte, 20 Nëntor 2025, 13:45
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, Europoli dhe Karabinierët Italianë, raportoi BGNES. Operacioni u krye në territorin e tetë vendeve evropiane, përfshirë Bullgarinë.
"Aksioni nuk ka mbaruar ende, mbi 220 oficerë të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar janë në terren duke kontrolluar shtëpi, zyra dhe kasaforta", tha drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme, Bojan Raev. Sipas tij, u kryen 131 kontrolle në 30 orë dhe u arrestuan 35 persona. Janë gjetur mijëra vlera kulturore dhe historike, të cilat janë vazhdimisht në rritje, dhe janë identifikuar gjithashtu mbi 50 armë zjarri dhe eksplozivë.
Vlera totale e sendeve të gjetura në tregun e zi është mbi 100 milionë euro, dhe transaksionet e regjistruara që lidhen me këtë aktivitet janë mbi 1 miliard dollarë amerikanë, tha zëvendës Prokurori i Qytetit të Sofjes Angell Kënev.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva