Artikull
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4
Shtunë 22 Nëntor 2025 13:15
Shtunë, 22 Nëntor 2025, 13:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin Evropian arrin 81.4 vjet.
Sipas Raportit Vjetor për vitin 2024 mbi gjendjen e shëndetit të qytetarëve dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Shëndetit 2030 të miratuar nga kabineti, Bullgaria mbetet prapa vendeve anëtare të BE-së. Sëmundjet kronike jo-ngjitëse, të cilat janë shkaku kryesor i paaftësisë, aftësisë së zvogëluar për punë dhe vdekjes, mbeten një sfidë serioze.
Trendi i uljes së vdekshmërisë vazhdon - 15.6 për 1000 banorë, por pavarësisht kësaj, vendi ynë mbetet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë totale midis vendeve të BE-së. Shkaku më i zakonshëm i vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (60.7%), të ndjekura nga neoplazmat (17.0%).
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva