KULTURË

Artikull

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Premte, 21 Nëntor 2025, 05:15

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

FOTO: Fondacioni Lexim

Madhësia e shkronjave

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e nxënësve 15-vjeçarë në vendin tonë nuk e kuptojnë saktësisht se çfarë po lexojnë. Iniciativa synon të rrisë interesin jo vetëm për leximin, por edhe për leximin me kuptim. Motoja e këtij viti përkon me mesazhin e Ditës Evropiane të Autorëve - Read.forReal, e cila zhvillohet në të njëjtën kohë. "Ju ftojmë të përfshiheni me iniciativat tuaja dhe të tregoni se leximi është një përvojë që na lidh. Në Bullgari dhe në mbarë botën", ftojnë organizatorët. Janë planifikuar aktivitete të ndryshme në vende të ndryshme të vendit.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto:Fondacioni Kultura

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova