LAJME

Artikull

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Enjte, 20 Nëntor 2025, 16:42

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

FOTO: Hristo Hristov

Madhësia e shkronjave

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën pjesë në festim. Midis tyre kishte çifte që festojnë një "martesë diamanti", pasi janë martuar në vitin 1965, raporton Nova TV. Kryetari i bashkisë Ivo Dimov u dhuroi të gjithëve një kopje të certifikatës së martesës dhe një shishe verë të markës për këtë rast, shton BTA. Receta për një jetë të lumtur familjare qëndron në shumë kompromise, sigurojnë çiftet. Ngjarja është një iniciativë e Bashkisë së Dimitrovgradit, e cila ka mbledhur çifte të tilla për të katërtin vit.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip : Svetllana Dimitrova

Foto: Hristo Hristov



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova