LAJME

Artikull

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Premte, 21 Nëntor 2025, 06:10

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

FOTO: sofiatech.bg

Madhësia e shkronjave

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë. Organizatori i tij është Rrjeti Bullgar i Marrëveshjes Globale të OKB-së. Eventi do të mbledhë qindra studentë, prindër dhe mësues dhe do të ofrojë takime frymëzuese me profesionistë nga sektorë të ndryshëm, si dhe formate të reja si punëtori, kuize dhe një "Takim Prindërish" për të mbështetur zgjedhjet e karrierës së të rinjve. Biseda hapëse "Profesioni i Ëndërruar dhe Lidhja me Realitetin" do të përqendrohet në nevojën për një lidhje më të fortë midis arsimit dhe tregut të punës.


Redaktoi: Miglena Ivanova

 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Foto: sofiatech.bg