LAJME

Artikull

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Enjte, 20 Nëntor 2025, 18:12

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

FOTO: moew.government.bg

Madhësia e shkronjave

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që lejon pastrimin e të ashtuquajturve "mikrondotje", disa nga ndotësit më të vështirë për t'u zbuluar në natyrë. Të gjithë e dimë se hormonet, antibiotikët, pesticidet, mikroplastikat hyjnë në ujë. Këto janë substanca që nuk janë të dukshme, por mund të shkaktojnë probleme serioze mjedisore dhe shëndetësore, prandaj ky projekt është kaq i rëndësishëm", tha ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov. Ai vuri në dukje se në një numër vendesh evropiane si Gjermania dhe Zvicra, trajtimi kuaternar është tashmë standard.


Redaktoi: Miglena Ivanova

 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

 

Foto: moew.government.bg


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova