TURIZËM

Artikull

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me frymën e traditës

Shtunë, 22 Nëntor 2025, 06:55

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me frymën e traditës

FOTO: Facebook/ Festivali "Parada e Verës së Re"

Madhësia e shkronjave

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të Qytetit të Vjetër. Fillimin e tij në ditën e premte e vendosi shfaqja shumëngjyrëshe "Parada e Dionisit", e udhëhequr nga ansambli "Trakia" dhe perëndia e lashtë greke e verës Dionisi, i cili hapi simbolikisht fuçinë e parë.  

FOTO: Facebook/Festivali "Parada e Verës së Re"

Për tre ditë, 46 prodhues vere nga e gjithë Bullgaria janë të pranishëm për të degustuar mbi 300 lloje vere të re nga vjelja e vitit 2025 në gjithsej 17 vende në Plovdiv - shtëpi të Rilindjes, muze dhe galeri. Atmosfera, aroma e verës së re dhe fryma e traditës bashkojnë mijëra mysafirë nga vendi dhe jashtë në këtë përvojë unike vjeshte. Përveç verës, ata do të shijojnë produktet e 16 prodhuesve vendas të djathërave të rafinuar, delikatesave të mishit të përgatitura me mjeshtëri, ëmbëlsirave ekologjike dhe shumë meze të tjera e tundime për shijen. 

FOTO: Facebook/Festivali "Parada e Verës së Re"

Eventi do të përfundojë më 23 nëntor me "Natën e Mjeshtërve të Verës" dhe ndarjen e çmimeve për verërat më të mira të reja.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva