HISTORI

Artikull

Gjeniu i ndërtimit romak merr jetë nën rrugët e Raciaria-s së lashtë

Dielë, 23 Nëntor 2025, 08:05

Gjeniu i ndërtimit romak merr jetë nën rrugët e Raciaria-s së lashtë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e fshatit të sotëm Arçar dhe u shkatërrua nga avarët në vitin 586. Sipas ekspertëve, gjetja përfaqëson një lloj "dritareje arkeologjike" drejt aftësive inxhinierike dhe jetës së përditshme të romakëve të lashtë në tokat tona.

FOTO: BTA

Është zbuluar pusi i kanalit, i cili ka shërbyer termat duke larguar ujërat e shiut nga çatia e madhe e objektit drejt kanaleve të rrugëve përreth, mësojmë nga drejtuesi i gërmimeve arkeologjike, Prof. Asoc. Dr. Zdravko Dimitrov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cituar nga BTA.

FOTO: BTA

Janë përshkuar 250 metra nga kjo infrastrukturë nëntokësore. Kanali është ndërtuar tërësisht me tulla, me një hark gjysmë cilindrik dhe me dysheme prej tulle.

FOTO: BTA

Është arritur një sukses i madh edhe me zbulimin e pishinave kryesore të banjës. Më e madhja është ruajtur më së miri – është ndërtuar me tulla dhe dysheme me llaç, ndërsa pishinat jugore për ujë të ngrohtë dhe të nxehtë janë dëmtuar rëndë. Nga ato janë zbuluar pjesë të dekorimeve prej mermeri shumëngjyrësh. Ndër gjetjet ka pajisje kozmetike, fibula, sende prej kocke dhe monedha.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA