LAJME

Artikull

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Premte, 21 Nëntor 2025, 09:40

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është kategorik. Propozimi i presidentit për referendum është ende në administratën e parlamentit. Procedura duhet të vazhdojë prej aty ku ka mbetur”, tha Jotova. Sipas saj, pak më shumë se një muaj para 1 janarit 2026, shumica qeverisëse në asnjë mënyrë nuk do të lejojë diskutim për mbajtjen e referendumit dhe për çështjen e euros dhe vendosjes së saj. Jotova akuzoi qeverinë se u mohoi njerëzve të drejtën për një mendim. Sipas saj, tani duhet të përqendrohemi në kapërcimin e krizave që po vijnë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA

 


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova