LAJME

Artikull

Bullgaria koordinoi një aksion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të antikave

Premte, 21 Nëntor 2025, 11:35

България е координирала мащабна международна акция срещу трафик на антики

България е координирала мащабна международна акция срещу трафик на антики

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U  arrestuarn 35 persona. Në zbulimin e rrjetit morën pjesë autoritetet në Shqipëri, Francë, Gjermani, Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Hetimi nisi pas një bastisjeje në Bullgari në vitin 2020, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 7000 antika greko-romake me vlerë të paçmuar. Sipas gazetës 24chasa.bg, kjo është koleksioni i biznesmenit Vasill Bozhkov.

Gjatë operacionit të 19 nëntorit u kontrolluan 131 adresa – 1 në Shqipëri, 120 në Bullgari, 3 në Francë, 3 në Gjermani dhe 4 në Greqi. Grupi financonte gërmues ilegalë në Bullgari, në Ballkan dhe në Itali. Shumica e antikave nuk kanë dokumente origjine ose kanë dokumente të dyshimta.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova