LAJME

Artikull

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Premte, 21 Nëntor 2025, 15:14

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori mbështetje për idenë e tyre nga patriotët nga "Vëzrazhdane" dhe kritika nga kreu i GERB-it, Bojko Borisov.

"Dje pamë "trekëndëshin e pushtetit" (hapësira midis ndërtesës së parlamentit, Këshillit të Ministrave dhe presidencës në qendër të Sofjes – shën. red.), plot me njerëz që janë absolutisht të pakënaqur me politikën e kësaj qeverie, me këtë buxhet që dëshiron të futet në xhepat e tyre për të mbushur arkën e qeverisë", tha kreu i PP-së, Asen Vasilev, raportoi gazetarja jonë Maria Fileva.

Mbrëmë në Sofje u zhvillua një protestë e organizuar nga PP, me moton “Liri për të burgosurit politikë”, e cila filloi para parlamentit dhe përfundoi para godinës së DPS - “Fillim i Ri”. Protestuesit u shprehën kundër arbitraritetit gjyqësor dhe konkretisht kundër transferimit të kryetarit të Bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, dhe ishnënkryetarit të Bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, nga paraburgimi në burg.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva