LAJME

Artikull

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Shtunë, 22 Nëntor 2025, 05:05

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.

Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore "Mevljana - 2012", pasardhëse e një prej qendrave më të vjetra kulturore në rajon, e themeluar në fillim të shekullit të 20-të. Ajo është shtëpia e traditave të bullgarëve, turqve dhe tatarëve - komunitete që ndajnë një histori, jetesë dhe kujtesë kulturore të përbashkët. Atyre u bashkohet qendra kulturore "Neofit Rillski - 1942" nga fshati Çernolik, rajoni i Silistrës, e cila do të prezantojë një përmbledhje të kostumeve tradicionale, zakonit të "kanosjes" dhe valles turke.

Të shtunën Rexhail Rexheb do të prezantojë një valle dervishi, do të ketë një darkë tradicionale turke me muzikë në instrumente tradicionale dhe një prezantim të kostumeve popullore turke. Programi përfshin edhe shumë ngjarje të tjera interesante. Ditët e Kulturës Turke janë pjesë e programit "Ballçik - skena e kulturave botërore".

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA