Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve.
FOTO: momchilovtsifest.bg
Ngjarja tre-ditore filloi të premten me shfaqje interesante, të mbushura me meloditë e larmishme të folklorit të rodopeve. Në ditën e shtunë, sheshi i Momçillovcit u mbush me ekspozita të produkteve qumështore dhe artizanate vendase, me demonstrime atraktive të praktikave kulturore tradicionale dhe kineze, ndërsa mysafirët e vegjël morën pjesë në një konkurs pikture dhe një punëtori për fëmijë. Momenti më i shijshëm ishte përgatitja e fasules me kërpudha të rodopeve dhe demonstarimi i "rrahjes së gjalpit". Mbrëmja përfundoi me një shfaqje të shkëlqyer "Bukuria e Rodopëve", konkursin "Miss Rodope – Mbretëresha e Kosit" dhe koncertin e Esill Djuran.
FOTO: momchilovtsifest.bg
Dita e diel është dedikuar për "Argëtimin e popullit" – me programe folklorike, garat për të pirë më shumë dhallë dhe ngrënien me shpejtësi të kosit, si dhe një shfaqje kulinarie për përgatitjen e supës tradicionale të kurbanit. Do të jepen certifikata speciale për mysafirët nga Kina – një gjest simbolik që thekson lidhjen mes produktit të rodopeve dhe kulturës botërore të ushqimit të shëndetshëm.
FOTO: momchilovtsifest.bg
Festivali mbledh prodhues dhe mysafirë jo vetëm nga Bullgaria, por edhe nga jashtë, duke e bërë Momçillovcin një skenë të vërtetë për shkëmbimin kulturor. Fshati i Rodopeve mikpret mijëra vizitorë, të cilët kanë mundësinë të provojnë produkte unike prej qumshti, të marrin pjesë në punëtori dhe të përjetojnë shpirtin e gjallë të Rodopëve.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: festivali.eu, momchilovtsifest.bg