MUZIKË

Artikull

Najden Todorov kryeson jurinë e një Konkursi pestigjioz Ndërkombëtar të Dirigjimit

Hënë, 1 Shtator 2025, 06:36

Maestro Najden Todorov

Maestro Najden Todorov

FOTO: Filarmonia e Sofjes

Madhësia e shkronjave

Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i jurisë ndërkombëtare. Në forumin, i cili zhvillohet nga 31 gushti deri më 7 shtator 2025, në Szeged të Hungarisë, maestro do të ketë një rol udhëheqës jo vetëm në vlerësimin e pjesëmarrësve të rinj, por edhe në përcaktimin e kritereve për artin, stilin dhe profesionalizmin që do të mbajë konkursi. Ky vlerësim i detyrohet edhe cilësive të tij të jashtëzakonshme menaxheriale, falë të cilave Orkestra e Filarmonisë së Sofjes është vendosur si një nga institucionet kulturore më dinamike në Evropë, si dhe për përpjekjet e tij të vazhdueshme në fushën e politikave kulturore, të cilat ai i zhvilloi edhe në cilësinë e tij si Ministër i Kulturës i Republikës së Bullgarisë, njofton qendra e shtypit e Orkestrës së Filarmonisë së Sofjes.
Përveçse është i njohur për publikun bullgar si një nga dirigjentët më të shquar të gjeneratës së tij, Maestro Todorov është afirmuar në skenën ndërkombëtare me bashkëpunime me orkestra kryesore në Evropë, Azi dhe SHBA. Që nga viti 2017, ai është drejtor i Orkestrës së Filarmonisë së Sofjes, e cila nën udhëheqjen e tij kryen turne të rregullta dhe projekte të përbashkëta me disa nga emrat më të mëdhenj në muzikën klasike, shtoi qendra e shtypit në deklaratën e saj.
Pjesëmarrja e fundit e Najden Todorv si dirigjent i Filarmonisë së Sofjes ishte më 28 dhe 29 gusht 2025 në festivalin madhështor dy-ditor “Gala në Sofje” me pjesëmarrjen e yjeve me famë botërore të Operës José Carreras, Plácido Domingo, Vittorio Grigolo dhe yllit të madh bullgar të operës me famë botërore Sonja Jonçeva:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Filarmonia e Sofjes