LAJME

Artikull

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë një zjarr të madh në malin Rilla për të pestën ditë

Hënë, 1 Shtator 2025, 08:14

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë një zjarr të madh në malin Rilla për të pestën ditë

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Zjarri në Parkun Kombëtar të Rillës,  i cili vazhdon tashmë pesë ditë, ka dëmtuar rreth 200 hektarë pyje dhe zona alpine. Pavarësisht shiut gjatë ditëve të pushimit, zjarret vazhdojnë të digjen dhe sot ekipet e vullnetarëve, zjarrfikësve dhe pylltarëve janë përqendruar kryesisht në shuarjen e zjarreve rreth perimetrit të zjarrit, tha për BNT Kryeinspektori Julian Petrov nga Drejtoria Rajonale për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë – Bllagoevgrad.
50 persona po punojnë në terren dhe zjarrfikësit shpresojnë ta shuajnë zjarrin brenda pak ditësh.
Në të njëjtën kohë, në komunën Strumjani, një zjarr në malin Maleshevo mbi fshatin Igralishte preku mbi 120 hektarë pyll. Shkaku i zjarrit është me shumë mundësi rrufeja nga një stuhi, pasi Maleshevo është një nga malet më pa ujë dhe kjo e bën atë shumë të prekshëm nga zjarret. Shtatë kamionë zjarrfikës kanë qenë në vendngjarje që nga mëngjesi i hershëm. Vullnetarët nga ekipet e emergjencës dhe shpëtimit në Petriç dhe Strumjani janë gjithashtu të mobilizuar.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT