Hënë 1 Shtator 2025 09:51
Hënë, 1 Shtator 2025, 09:51
Ministrja Petkova
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Ministria e Financave publikoi sot, 1 shtator, të dhënat përfundimtare mbi ekzekutimin e buxhetit deri në fund të korrikut 2025. Sipas tyre, të ardhurat, ndihmat dhe donacionet sipas programit të konsoliduar fiskal arrijnë në 46 miliardë e 300 milionë leva (23 miliardë e 150 milionë euro), që është një rritje prej 5 miliardë e 500 milionë (2 miliardë e 750 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova. Kontributi më i madh jepet nga të ardhurat tatimore, të cilat rriten me 5 miliardë e 400 milionë (2 miliardë e 450 milionë euro), që është një rritje prej gati 16.7% krahasuar me vitin 2024.
Sipas Petkovës, shpenzimet gjithashtu po rriten. Ato janë 50 miliardë e 400 milionë (25 miliardë e 200 milionë euro) ose 17.7%. Shpenzimet lidhen me detyrimet ndaj Ministrisë Rajonale dhe Agjencisë “Infrastruktura Rrugore”- mbi 400 milionë (200 milionë euro), ku 276 milionë (138 milionë euro) i janë paguar edhe Ministrisë së Transportit.
Deficiti që nga 31 korriku është 4 miliardë e 200 milionë (2 miliardë e 100 milionë euro) ose 1.96% e PBB-së së vlerësuar të vendit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا