TURIZËM

Artikull

Çmimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi po bien ndjeshëm

Hënë, 1 Shtator 2025, 11:05

Çmimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi po bien ndjeshëm

FOTO: Daniella Kostadinova

Madhësia e shkronjave

Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon.
Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari Elena Andonova, çmimet më të ulëta për paketat turistike në bregdetin tonë të Detit të Zi do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori. Kriza me mungesën e personelit këtë vit është vënë nën kontroll, por hotelierët presin masa të reja nga shteti për sezonin e ardhshëm turistik.
Nga ana tjetër, nëse pagesa e fondeve për mirëmbajtjen e refugjatëve ukrainas vonohet, do të ketë përsëri protesta nga hotelierët.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Daniella Kostadinova