Artikull
4 medalje ari dhe 4 argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada e Gjuhës Angleze
Hënë 1 Shtator 2025 12:44
Hënë, 1 Shtator 2025, 12:44
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Ekipi bullgar u kthye nga Olimpiada Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze (IELO), e cila u zhvillua në Rumani, me katër medalje ari dhe katër argjendi. Nxënësit tanë fituan gjithashtu dy diploma nderi për performancë individuale, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cituar nga BTA.
Mbi 150 pjesëmarrës nga 12 vende morën pjesë në edicionin e këtij viti të Olimpiadës. Pjesëmarrësit garuan në dy kategori: individuale dhe ekipore - në nivelet B1, B2 dhe C1.
Olimpiada Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze organizohet për të tretin vit radhazi. Bullgaria ka marrë pjesë që nga fillimi dhe ka arritur suksese të mëdha.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mon.bg
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا