LAJME

Artikull

Kremlini mohon përfshirjen në incidentin e aeroplanit të Ursula von der Leyen

Hënë, 1 Shtator 2025, 14:49

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka hedhur poshtë pretendimet se Rusia ndërhyri në shërbimin e Sistemit Global të Pozicionimit (GPS) në kohën kur aeroplani i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të ulej në qytetin e Plovdivit, Bullgari, raportoi BNR Horizont.
"Informacioni juaj është i pasaktë", tha Peskov për Financial Times, e cila e raportoi e para lajmin. Më herët sot, gazeta britanike Financial Times shkroi se ndërhyrja e supozuar ruse kishte çuar në ndërprerje në navigimin GPS të aeroplanit gjatë afrimit të tij për t'u ulur në aeroport. Këshilli i Ministrave konfirmoi se një incident i tillë kishte ndodhur, pa treguar se kush mund të ishte përgjegjës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES