LAJME

Artikull

KNSB: Fuqia blerëse e pagës minimale në Bullgari mbetet më e ulëta në BE

Martë, 2 Shtator 2025, 06:16

KNSB: Fuqia blerëse e pagës minimale në Bullgari mbetet më e ulëta në BE

FOTO: knsb-bg.org

Madhësia e shkronjave

Nëse me pagën minimale aktuale prej 1077 leva (550.66 euro) shporta e vogël e mallrave dhe shërbimeve të konsumatorit në Bullgari mund të blihet 9.7 herë, me atë të re nga 1 janari i vitit të ardhshëm, e cila do të jetë 1213 leva, ose 620.20 euro, kjo mund të bëhet 10.9 herë. Megjithatë, kushti është që çmimet të mbeten në nivelin e tyre aktual, tregon një llogaritje nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) për gazetën "24 orë".
Llogaritjet tregojnë se me pagën minimale aktuale një bullgar mund të blejë 409 bukë, dhe nga 1 janari i vitit të ardhshëm - 461. Pavarësisht përmirësimit të lehtë të situatës, fuqia blerëse e pagës minimale në Bullgari mbetet më e ulëta në Bashkimin Evropian, dhe kjo pavarësisht faktit se në terma absolutë produktet nga shporta e vogël e konsumatorit në vendin tonë janë më të lira. Nëse qëllimi i qeverisë është të rrisë standardin e jetesës në Bullgari në nivelin mesatar evropian, atëherë paga minimale duhet të jetë e përshtatshme. Kjo mund të arrihet nëse vlera e pagës testohet rregullisht - çdo tre muaj - përmes fuqisë së saj blerëse. Aktualisht, paga minimale e planifikuar për vitin 2026 nuk mbulon koston e jetesës së një punëtori të vetëm, e cila është 1,526 leva (780.23 euro), përmbledhKNSB.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: knsb-bg.org