TURIZËM

Artikull

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Martë, 2 Shtator 2025, 06:59

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

FOTO: Radio Vidin

Madhësia e shkronjave

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh me Organizatën Bullgare të Turizmit të Verës.
U diskutua zhvillimi i rrugëve të verës dhe koordinimi midis prodhuesve të verës dhe bashkive. Borshosh theksoi gjithashtu punën për krijimin e një fondi kombëtar që do të përfaqësojë vendin tonë dhe do të promovojë turizmin e verës si pjesë e vizionit të përgjithshëm për turizmin bullgar.

FOTO: tourism.government.bg

Ndër temat ishte edhe organizimi nga vendi ynë i edicionit të 9-të të Konferencës Globale të Turizmit të Verës në Plovdiv nga 5 deri më 7 tetor 2025. Forumi do të mbledhë mbi 150 pjesëmarrës të huaj - institucione, ekspertë, universitete dhe media, dhe do të ofrojë një mundësi për prodhuesit bullgarë të verës dhe rajonet e verës që të përfaqësohen gjerësisht në skenën ndërkombëtare.

FOTO: Pixabay

Lexoni më shumë për traditat e lidhura me verën në Bullgari në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Radio Vidin, tourism.government.bg, Pixabay