SPORT

Artikull

Suksesi i parë për Bullgarinë në US Open tek vajzat

Martë, 2 Shtator 2025, 07:54

Joana Konstantinova

Joana Konstantinova

FOTO: bgtennis.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgarja Joana Konstantinova dhe Reina Goto nga Japonia mposhtën kinezen Wei dhe japonezen Yoshida me rezultatin 7:5, 6:1 në raundin e parë të turneut në dyshe në Kampionatin e Tenisit të Hapur të SHBA-së. Ky është gjithashtu suksesi i parë për vendin tonë tek vajzat në turne. Në raundin e 16-të, 18-vjeçarja nga Pleveni dhe partnerja e saj do të përballen me fitueset e ndeshjes midis tenistes tjetër bullgare Elizara Janeva dhe përfaqësuesen e Francës Ksenia Efremova kundër gjermaneve Beneman dhe Zhenihova.
Në njëshe, si Joana Konstantinova, ashtu edhe Elizara Janeva, u eliminuan në raundin e parë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bgtennis.bg

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا