SPORT

Artikull

Gjashtë medalje për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-s në Nish

Martë, 2 Shtator 2025, 08:39

Veselina Angellova dhe Atanas Vëkëvçiev fituan medalje të arta te kadetët; Foto: Facebook/Federata Bullgare e Taekwondo-s

Veselina Angellova dhe Atanas Vëkëvçiev fituan medalje të arta te kadetët; Foto: Facebook/Federata Bullgare e Taekwondo-s

Madhësia e shkronjave

Në garën me gati 2000 atletë, në Kampionatin Multi-Evropian të Taekwondo-s në Nish (Serbi), garuesit bullgarë fituan tre medalje ari dhe tre bronzi, dhe Viktoria Ivanova u zgjodh gjyqtarja më e mirë.
Në kategorinë e meshkujve deri në 68 kg, Stefan Stamenov mori titullin pas katër fitoreve radhazi dhe asnjë raundi të humbur.
Veselina Angellova dhe Atanas Vëkëvçiev fituan medalje ari në kategorinë e kadetëve. Në kategorinë deri në 51 kg, Angellova triumfoi me pesë fitore radhazi, dhe Vëkëvçiev në kategorinë 53 kg luajti katër ndeshje në rrugën drejt vendit të parë.
Ivajllo Petrov, Viktor Vangellov dhe Kosara Ivanova fituan medalje bronzi në kategorinë e kadetëve.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Federata Bullgare e Taekwondo-s

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا