LAJME

Artikull

Kryeministri Rosen Zheljazkov mohoi se ka pasur një sulm kibernetik ose hibrid ndaj avionit të Ursula von der Leyen

Martë, 2 Shtator 2025, 09:40

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka hetim për incidentin me bllokimin e sinjalit të avionit të Ursula von der Leyen. Kjo u njoftua para gazetarëve në Burgas nga Kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai theksoi se këto ndërhyrje nuk janë as kërcënime hibride dhe as kibernetike, duke saktësuar se "një pjesë e metodave të kryerjes së luftërave moderne përfshin të ashtuquajturën luftë radio-elektronike, e cila është ndërhyrje në spektrin e frekuencave radio në zonat e luftës". Ndërhyrja ndikon në sinjalin GPS nga satelitët rreth 20 kilometra mbi tokë dhe nuk është e drejtuar ndaj ndonjë objekti të veçantë ajror, vuri në dukje Zheljazkov dhe shtoi se gjëra të tilla ndodhin çdo ditë. Ai theksoi se menaxhimi i trafikut ajror në Bullgari e ka zbatuar protokollin.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA