LAJME

Artikull

Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova: Fushata e qeverisë për eurozonën nuk është propagandë

Martë, 2 Shtator 2025, 10:40

Ministrja Temenuzhka Petkova

Ministrja Temenuzhka Petkova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Para gazetarëve në Burgas, ku u lançua fushata kombëtare informative për eurozonën, Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova theksoi se shpjegimet rreth euros nuk kanë për qëllim propagandën.
Ideja e fushatës, e organizuar nga Ministria e Financave dhe Banka Kombëtare Bullgare, është që qytetarët të marrin informacion të qartë, të detajuar dhe të besueshëm në lidhje me fazat kryesore dhe afatet e procesit të futjes së euros.
Me këtë fushatë, "ne duam të jemi pranë njerëzve, të japim një përgjigje - të saktë, objektive, të qartë, për të gjitha pyetjet që shqetësojnë shoqërinë bullgare. Qytetarët bullgarë duhet të dinë se Banka Kombëtare Bullgare do të konvertojë levat në euro pa një kufizim kohor, me kursin fiks prej 1.95583 për një kohë të pacaktuar dhe pa tarifa", tha Temenuzhka Petkova.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا