LAJME

Artikull

KE: Aeroplani me Ursula Von der Leyen qarkulloi mbi Plovdiv për një orë e gjysmë

Martë, 2 Shtator 2025, 15:06

KE: Aeroplani me Ursula Von der Leyen qarkulloi mbi Plovdiv për një orë e gjysmë

FOTO: Cybernews

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian njoftoi detaje mbi rastin e sinjalit të bllokuar GPS të aeroplanit me të cilin Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen mbërriti në Bullgari të dielën, më 31 gusht, raportoi korrespondentja jonë e Brukselit Angelina Piskova. Aeroplani qarkulloi mbi aeroportin e Plovdivit për një orë e gjysmë para se të ulej, njoftoi kryetarja e shërbimit të shtypit të KE-së, Paula Pinho, e cila ishte gjithashtu në bord.
Ajo theksoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë në fund të shkurtit 2022, rastet e ndërprerjes së sistemeve satelitore globale të navigimit në BE janë rritur ndjeshëm, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për zonat përreth konfliktit, siç janë ato në Detin e Zi dhe në Detin Baltik. Sipas saj, BE-ja do të aktivizojë mjetet e nevojshme për ta ndihmuar atë të përballet me këtë problem.
Më herët sot, më 2 shtator, Kryeministri Rosen Zheljazkov njoftoi se nuk do të ketë hetim për rastin e bllokimit të sinjalit GPS në aeroplan. "Kur ka ndërhyrje në sinjalin GPS, përdoret navigimi instrumental, e ashtuquajtura metodë konvencionale. Nuk ka nevojë të hetohet, sepse këto ndërhyrje nuk janë as kërcënime hibride dhe as kibernetike", komentoi ai.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Cybernews, KE