LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 3 shtatorin

Një ditë tjetër me diell dhe e ngrohtë, me reshje në vende të ndryshme në pasdite

Martë, 2 Shtator 2025, 16:25

Parashikimi i motit për 3 shtatorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë.
Të mërkurën do të jetë me diell. Pas mesditës kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe deri në mesnatë në disa vende të caktuara do të ketë shi dhe bubullima. Fenomenet do të jenë më intensive në rajonet malore. Era do të orientohet shkurtimisht nga veriperëndimi, në gjysmën lindore të vendit do të jetë nga verilindja dhe atje do të forcohet përkohësisht - deri në mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht midis 32° dhe 37°, pak më të ulëta - në vende të caktuara në Bullgarinë Jugperëndimore, në Sofje - rreth 31°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga ana lindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 28° dhe 32°. Temperatura e ujit të detit është rreth 25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, mbi masivet në Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira, ndërsa në mbrëmje do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive në vende të caktuara, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 27°, në 2000 metra - rreth 19°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا