Artikull
Deputetët kthehen në parlament pas një pushimi njëmujor
Mërkurë 3 Shtator 2025 01:45
Mërkurë, 3 Shtator 2025, 01:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Asambleja e 51-të Kombëtare rifillon punimet e saj pas një pushimi njëmujor për deputetët. Ndër detyrat më urgjente me të cilat do të përballen deputetët janë Buxheti i vitit 2026, problemi i mungesës së ujit, zgjedhja e përbërjes së Komisionit Kundër Korrupsionit dhe vota e pestë e mosbesimit ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov mbi temën e "shtetit të pushtuar", e cila do të iniciohet nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).
Një protestë e re nga iniciativa "Drejtësi për të Gjithë" nën sloganin "Rezistencë kundër diktaturës" është paralajmëruar për mbrëmjen në orën 18:30 në Sofje. "Organet shtetërore janë pushtuar dhe shndërruar në shkopinj të fortë pеrsonal të një grupi kriminal të kryesuar nga Deljan Peevski dhe Bojko Borisov", argumentohen organizatorët.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA