Artikull
Georgi Georgiev i prezantoi Laura Kövesit reformat e ardhshme për veprimtarinë e Prokurorisë Evropiane
Mërkurë 3 Shtator 2025 06:52
Mërkurë, 3 Shtator 2025, 06:52
FOTO: justice.government.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev informoi Kryeprokuroren Evropiane Laura Kövesi në Luksemburg për reformat e pritura për veprimtarinë e Prokurorisë Evropiane në vendin tonë, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë.
Georgi Georgiev deklaroi se ministria e tij ka përgatitur një projekt për ndryshimin e Kodit Penal, i cili siguron funksionimin efektiv të Prokurorisë Evropiane në vendin tonë dhe kapërcen problemetnë aktivitetet e prokurorëve të deleguar në lidhje me kualifikimin e shkeljeve penale që përfshijnë fondet e Bashkimit Evropian. Me ndryshimet transponohet direktiva evropiane për luftimin e mashtrimеve që prekin interesat financiare të BE-së.
Është planifikuar që ligji penal të përfshijë edhe punonjësit e BE-së, si dhe të krijojë dispozita të kualifikuara për keqmenaxhim dhe krime të detyrës që lidhen me fondet e BE-së dhe që prekin interesat financiare të Unionit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: justice.government.bg