LAJME

Artikull

“Po, Bullgaria”, MEÇ dhe APS do të paraqesin një votë mosbesimi brenda ditësh

Mërkurë, 3 Shtator 2025, 08:26

Ivajllo Mirçev

Ivajllo Mirçev

FOTO: dabulgaria.bg

Madhësia e shkronjave

Në ditët në vijim, së bashku me “Morali, Uniteti, Nderi” (MEÇ) dhe “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” (APS), do të paraqesim një votë mosbesimi mbi temën “Kundërveprim ndaj shtetit të pushtuar”, u tha gazetarëve bashkëkryetari i “Po, Bullgaria”, Ivajllo Mirçev, para fillimit të seancës së parë parlamentare të sezonit të ri politik.
Sipas tij, ajo që po ndodh me institucionet është një rreth oligarkik që e bën Bullgarinë të mos funksionojë dhe se ato janë të varura nga njerëz të caktuar – pjesë e qeverisë.
Deputeti shprehu mendimin se e vetmja gjë që aktualisht mund ta rrëzojë qeverinë është vullneti i “DPS-së - Fillimi i Ri” të Deljan Peevskit. Ai shtoi se sot partia e tij do të shpallë një plan për t'i rezistuar shtetit të pushtuar.
“Vota e mosbesimit është i MEÇ dhe është mbi temën “Rendi dhe Siguria e Brendshme”, ende nuk është saktësuar nëse tema e drejtësisë do të përfshihet në të”, u tha gazetarëve kreu i MEÇ, Radostin Vasilev. Sipas tij, partia e tij është iniciatore e votës së mosbesimit dhe ende nuk është e qartë se kur do të depozitohet.
“Nuk do të lejoj askënd të trondisë shtetin”, kështu Deljan Peevski komentoi qëllimin e opozitës për të paraqitur një votë mosbesimi.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Fotodabulgaria.bg