LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 4 shtatorin

Ulje e lehtë e temperaturave

Mërkurë, 3 Shtator 2025, 16:30

Parashikimi i motit për 4 shtatorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të larta të shpërndara. Pasdite, kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore, do të zhvilloheх vranësira më të konsiderueshme dhe do të ketë reshje të izoluara të shkurtra.Era do të orientohet nga lindja-verilindja, do të jetë e dobët, në Bullgarinë Lindore dhe në Fushën e Danubit - mesatare. Temperaturat ditore do të ulen dhe maksimumi do të jetë midis 28° dhe 33°, në Sofje - rreth 29°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të larta të shpërndara. Pasdite, do të zhvillohen vranësira kryesisht mbi masivet në Bullgarinë Jugperëndimore dhe do të ketë reshje të izoluara afatshkurtra. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 15°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të larta të shpërndara. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27° dhe 30°, temperatura e detit do të jetë rreth 25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا