Artikull
Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në Olimpiadën Evropiane të Informatikës
Enjte 4 Shtator 2025 15:01
Enjte, 4 Shtator 2025, 15:01
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Në Olimpiadën e nëntë Evropiane të të Rinjve në Informatikë eJOI, e cila u zhvillua në Shumen (Bullgaria Verilindore), nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në Olimpiadën, e cila u zhvillua nga 29 gushti deri më 4 shtator, në të cilën morën pjesë gati 100 garues nga 24 vende, nxënësit bullgarë fituan dy medalje argjendi dhe tre bronzi.
Vendi ynë u përfaqësua nga dy ekipe kombëtare. Nga e para, medaljet e argjendta i fituan Kirill Zuljamski nga Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes (SMG) dhe Martin Çavdarov nga SMG. Medaljet e bronzta i fituan Bojan Bojaxhiev (SMG) dhe Daniell Todorov (Shkolla e Parë Private Matematikore e Sofjes - PÇMG - Sofje).
Nga ekipi i dytë kombëtar, Nikolla Manollov (klasa e tetë në Shkollën e Mesme të Shkencave Natyrore dhe Matematikës-PMG "Akad. Bojan Petkançin", Haskovo) gjithashtu fitoi një medalje bronzi.
Mikpritësit nga Shumeni u përfaqësuan nga nxënësi i klasës së shtatë Boris Bobev dhe nxënësit e klasës së tetë Simona Ivanova, Bogdan Vërbanov dhe Damjan Bojadzhiev nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencave Natyrore dhe Matematikore - PPMG "Nanço Popoviç".
Udhëheqësit e ekipeve janë Cvetelina Petrova dhe Javor Vasilev.
Gara është individuale dhe çdo ekip përfshin katër nxënës dhe dy udhëheqës.
Përveç ditëve të garës, në Shumen pjesëmarrësit patën edhe një program të pasur kulturor dhe social.
Olimpiada organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shoqata "Olimpiada Evropiane Rinore në Informatikë" dhe Bashkia e Shumenit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mon.bg
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا