LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 5 shtatorin

Një rritje e lehtë e temperaturave

Enjte, 4 Shtator 2025, 16:30

Parashikimi i motit për 5 shtatorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten do të ketë diell me vranësira të shpërndara të larta. Mbi Bullgarinë Lindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme gjatë natës dhe para mesditës, kur në disa vende të izoluara do të bjerë shi. Temperatura maksimale do të jetë midis 28 gradë dhe 33 gradë, në Sofje rreth 29 gradë.
Në male do të ketë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Do të fryjë një erë e moderuar nga lindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m – rreth 15 gradë.
Përgjatë Detit të Zi do mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme para mesditës, kur do të bjerë shi në disa vende të izoluara, kryesisht përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e moderuar verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26 gradë dhe 29 gradë, ajo e ujit të detit – rreth 25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا