LAJME

Artikull

Një koncert gala në Sofje do të bashkojë interpretuesit bullgarë nga breza të ndryshëm për Bashkimin

Premte, 5 Shtator 2025, 01:15

Një koncert gala në Sofje do të bashkojë interpretuesit bullgarë nga breza të ndryshëm për Bashkimin

FOTO: stolica.bg

Madhësia e shkronjave

Sheshi përpara Katedrales Patriarkale "Shën Aleksandër Nevski" bëhet përsëri një skenë, por jo për opera, por për "Koncertin Gala të Talentit Bullgar", në ditën e Bashkimit. Ideja e organizatorëve nga Fondacioni "Jordan Kamxhallov" është të prezantojë madhështinë e talentit muzikor bullgar, duke bashkuar breza interpretuesish të njohur ndërkombëtarisht dhe talente të reja muzikore. Eventi do të mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes më 6 shtator 2025, nga ora 20:00, në skenën e hapur përpara katedrales dhe është falas.
Lexoni më tepër për Bashkimin e Bullgarisë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: stolica.bg, Facebook/kamdzhalovfoundation

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا