HISTORI

Artikull

Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

Muzeu Historik i qytetit ekspozon një thesar dokumentar – gazetën "Borba", në të cilën Zahari Stojanov propagandon idenë e bashkimit

Premte, 5 Shtator 2025, 02:30

Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: Muzeu Historik Rajonal - Plovdiv

Madhësia e shkronjave

Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas Kongresit të Berlinit më 1878. Për mbledhjet e deputetëve ishte parashikuar një sallë e gjerë parlamentare, ndërsa pjesët anësorë ishin destinuar për punën e administratës. Më 6 shtator 1885, megjithatë, shpallet Bashkimi i Rumelisë Lindore me Principatën e Bullgarisë dhe, pasi kryeqyteti i shtetit bullgar të bashkuar bëhet Sofja, godina nuk përdoret më për qëllimin fillestar. Në mars të vitit pasues, në institucionin më të rëndësishëm kulturor të qytetit krijohet Biblioteka Kombëtare e Plovdivit dhe një muze. Pamja autentike e godinës është ruajtur deri më sot dhe ajo vazhdon të jetë një nga qendrat kulturore të Plovdivit.
Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: museology.bg

Pikërisht atje, më 1985, me rastin e kremtimeve për 100-vjetorin e ngjarjes historike, hapet ekspozita "Bashkimi i Bullgarisë nga viti 1885". Ajo përfshin periudhën nga nënshkrimi i Traktatit të Berlinit më 1878, i cili copëton tokat e banuara nga bullgarët, deri në Luftën Serbo-Bullgare të vitit 1885.
Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: РИМ – Пловдив

"Ekspozita fillon me një kopje të një tabloje nga piktori gjerman, mjeshtri i zhanrit historik Anton von Werner, i cili rikrijon pjesëmarrësit në Kongresin e Berlinit, me vendimin e të cilit tokat bullgare u ndanë në pesë pjesë dhe u krijuan dy shtete – Principata e Bullgarisë dhe Rumelia Lindore – rrëfen drejtori i Muzeut Historik Rajonal – Plovdiv, Stojan Ivanov. „Prandaj në ekspozitë është rikrijuar jeta, megjithëse e shkurtër – vetëm 7 vjeçare – e Rumelisë Lindore dhe të gjitha veprimtaritë politike e shoqërore të krahinës. Në ekspozitën 'Bashkimi i Bullgarisë nga viti 1885' është paraqitur lëvizja e rezistencës së bullgarëve të jugut. Paraqitet gjithashtu veprimtaria e Aleko Bogoridit dhe, më vonë, Gavrill Krësteviç, si dhe krijimi i partive të para politike në krahinë.“
Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: РИМ – Пловдив

„Në sallën ‘Bashkimi’ janë ekspozuar objekte origjinale – sende personale dhe dokumente të disa prej figurave më aktive të kësaj periudhe, dekorata, armë të ftohta dhe zjarri, fotografi dhe dokumente të pjesëmarrësve në Bashkim dhe në Luftën Serbo-Bullgare. Kështu kemi paraqitur jetën në Rumelinë Lindore dhe personalitetet që kanë jetuar e krijuar në këtë krahinë deri në Bashkimin e vitit 1885“ – thekson Stojan Ivanov në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë.
Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: РИМ – Пловдив

Për 140-vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv ka përgatitur edhe një ekspozitë me objekte të tjera të çmuara.
Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: РИМ – Пловдив

„Vendimin për këtë ekspozitë e morëm vitin e kaluar, kur së bashku me kolegët nga Instituti i Studimeve Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizuam një konferencë kombëtare me temë ‘Bashkimi i vitit 1885 dhe figurat e tij’, sepse shumë shpesh harrojmë ata njerëz – përveç figurave të njohura – që me veprimet dhe përkushtimin e tyre kontribuan që kjo ngjarje e madhe të ndodhte. Në çdo ekspozitë paraqesim gjithashtu objekte nga fondet e muzeut të lidhura me këtë ngjarje. Kësaj radhe do të prezantojmë vlera kulturore që rrallë janë treguar në ekspozita, për shembull gazeta ‘Borba’, nr. 4, e cila është restauruar dhe vizitorët do të kenë mundësi të prekin këtë relike tonën dokumentare, si dhe dokumente të tjera të lidhura me aktin e 6 shtatorit“ – tregon për disa prej eksponateve Stojan Ivanov.
Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: РИМ – Пловдив

Vizitorët e muzeut dhe të qytetit do të kenë mundësinë të shohin gjithashtu krijime mbresëlënëse nga nxënësit e talentuar të Gjimnazit Kombëtar të Arteve Pamore ‘Canko Llavrenov’, të cilët kanë realizuar tablo dhe postera me temën ‘140 vjet nga Bashkimi i Rumelisë Lindore me Principatën e Bullgarisë’.
Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

FOTO: РИМ – Пловдив

Lexoni më tepër:Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloFoto: Muzeu Historik Rajonal - Plovdiv, museology.bg