LAJME

Artikull

Zjarri në Rilla ka përfshirë 500 hektarë bimësi

Premte, 5 Shtator 2025, 07:03

Zjarri në Rilla ka përfshirë 500 hektarë bimësi

FOTO: BTA-arkiv

Madhësia e shkronjave

Zjarri në Parkun Kombëtar të Rillës po zgjerohet dhe sipërfaqja e prekur nga zjarri në zonën e mbrojtur tejkalon 500 hektarë. Lufta kundër flakëve në pjesën e lartë të malit, ku u aktivizuan vatra të reja mbrëmë, vazhdon edhe sot, 5 shtator. Arsyeja kryesore për përhapjen e zjarrit dhe ndezjen është era, dhe zona është e mbuluar me tym të dendur. Njerëzit në rrjetet sociale raportojnë se tymi ka arritur në Bllagoevgrad.
Po digjen shkurre dëllinje dhe një tokë e ulët nën majën Ismailica.
Mbi 80 punonjës nga zjarrfikësit, Parku Kombëtar dhe ushtria janë shpërndarë përgjatë perimetrit. Një burim uji është siguruar për shuarjen e zjarrit.
Pritet gjithashtu të përfshihet nga ajri një helikopter i Forcave Ajrore, raporton korrespondentja e BNR-së Keti Trençeva.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA-arkiv

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا