EKONOMI

Artikull

Toka bujqësore në rrethin e Dobriçit mbetet më e shtrenjta në treg

Premte, 5 Shtator 2025, 08:24

Toka bujqësore në rrethin e Dobriçit mbetet më e shtrenjta në treg

FOTO: Maja Rajnova

Madhësia e shkronjave

Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të qirave të paguara për përdorimin e tokës bujqësore. Në vitin 2024, çmimi mesatar i transaksioneve me fushat në rreth tejkaloi 1800 euro për dynym, që është 2.5% më pak se një vit më parë, por krahasuar me çmimin mesatar për vendin, fushat në rrethin e Dobriçit janë më të shtrenjta me mbi 108 për qind.
Çmimi më i lartë i tokës është në komunën e Kavarnës - 2260 euro, dhe më i ulëti në komunën e Ballçikut - 1460 euro. Çmimi mesatar për qiradhënien e tokës bujqësore në rrethin e Dobriçit në vitin 2024 është 47 euro, me çmimin më të lartë mesatar për qiradhënien e një dynymi fushash në komunën e Ballçikut - 55 euro.
Pas saj vijnë komunat e qytetit të Dobriçit dhe të zonës rurale të Dobriçit - 49 euro për dekar.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:Maja Rajnova - BNR

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا