Artikull
Një rrufe shkaktoi zjarr në Parkun Natyror “Manastiri i Rillës”
Premte 5 Shtator 2025 09:09
Premte, 5 Shtator 2025, 09:09
Foto: Agjencia Ekzekutive e Pylltarisë
Madhësia e shkronjave
Zjarrfikësit, punëtorët e Parkut Natyror “Manastiri i Rillës” dhe vullnetarët u bashkuan në shuarjen e një zjarri që shpërtheu dje pasdite në zonën “Ravna”- në një lartësi prej 1800 m.
Zjarri u shkaktua përsëri nga një rrufe, i ngjashëm me zjarrin që shpërtheu atje rreth një muaj më parë dhe shuarja e tij zgjati me javë të tëra.
Stuhia e zjarrtë është larg Manastirit të Rillës, në kufi me pjesën alpine të malit. Në terren ka 3 ekipe zjarrfikëse - nga shërbimet rajonale në Rilla, Dupnica dhe Kjustendill dhe punonjës të një pylltarie private.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Foto: Agjencia Ekzekutive e Pylltarisë
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا