Artikull
Një seksion i ri i linjës së sensorëve u hap në kufirin bullgaro-turk
Premte 5 Shtator 2025 14:11
Premte, 5 Shtator 2025, 14:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një seksion i ri i linjës së sensorëve në kufirin bullgaro-turk, i ndërtuar rishtazi, u hap në zonën e fshatit Krajnovo (rajoni i Jambolit). Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Brendshëm Daniell Mitov dhe kreu i Policisë Kufitare, Kryekomisar Anton Zllatanov.
Deri në dhjetor 2026, kufiri bullgaro-turk do të bëhet një kufi shembullor, tha Zllatanov në hapje. Ai saktësoi se që nga fillimi i vitit, janë mbuluar tashmë 18 km me një linjë sensorësh për mbikëqyrje video. Linja e sensorëve është pjesë e një projekti me vlerë 170 milionë leva që Bullgaria po zbaton për të zgjeruar fushën e sistemit të integruar të mbikëqyrjes kufitare. 100 km të kufirit do të mbulohen me rreth 2500 kamera të gjeneratës së fundit që nuk mbulohen nga mbikëqyrja video. Projekti përfshin gjithashtu një sistem anti-dronë. Një demonstrim i kapjes dhe kundërshtimit të një droni armik u mbajt sot në vend.
"Ky është kufiri i jashtëm më i ngarkuar i BE-së, si dhe një nga kufijtë më të ngarkuar në botë", theksoi Ministri i Brendshëm Daniel Mitov, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا