LAJME

Artikull

Bullgaria feston Bashkimin e Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore

Shtunë, 6 Shtator 2025, 07:49

Bullgaria feston Bashkimin e Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Vendi ynë feston sot, 6 shtator, 140-vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Qendra e festimeve është Plovdivi, ku në këtë ditë në vitin 1885, pas hyrjes në qytet të çetës së Goljamо Кonares, u rrëzua Guvernatori i Përgjithshëm Gavrill Krësteviç dhe u shpall Bashkimi. Në vend të qeverisë së Rumelisë, u krijua një qeveri e përkohshme me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha forcave politike, ushtrisë dhe revolucionarëve.
Më 8 shtator, Princi Aleksandër I Batenberg lëshoi ​​një manifest që njihte Bashkimin, dhe mbrojtja e këtij akti madhështor bullgar u bë përparësi e Asamblesë Kombëtare, qeverisë dhe diplomacisë.
Me rastin e festës, sonte në Sheshin "Bashkimi" përpara monumentit me të njëjtin emër në Plovdiv do të mbahet një ceremoni solemne me fishekzjarrë. Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetarja e Asamblesë Popullore Natalija Kisellova, Kryeministri Rosen Zheljazkov, politikanë dhe figura publike, ndërsa Presidenti Rumen Radev do të pranojë rojën e nderit dhe do të mbajë një fjalim.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA