LAJME

Artikull

Tashmë 10 ditë po e zhytin zjarrin në Parkun Kombëtar “Rilla”

Shtunë, 6 Shtator 2025, 10:28

Helikopterët e Forcave Ajrore po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

Helikopterët e Forcave Ajrore po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin në Parkun Kombëtar “Rilla” vazhdojnë për ditën e dhjetë, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bllagoevgrad Keti Trençeva.
Situata është më e vështirë në frontin verilindor, ku era po djeg barëra të thata, dëllinja dhe pemë të rrëzuara. Mbi 70 zjarrfikës, punonjës të departamentit të parqeve dhe vullnetarë nga formacionet komunale në Simitli dhe Bllagoevgrad po luftojnë zjarrin dhe erën, e cila po ndryshon vazhdimisht drejtim. Zjarri vazhdon të zhvillohet në zonën “Çakalica” mbi Belite Skali – terreni është alpin me një pjerrësi të lartë dhe po shuhet kryesisht me dorë.
Aktualisht, po kërkohen përrenj me ujë të mjaftueshëm për të ndërtuar një sistem me të cilin do të sulmohet zjarri në një lartësi prej 2100 m. Një helikopter nga baza ajrore “Krumovo” ka mbërritur gjithashtu dhe po inspekton vendet më kritike që do të sulmohen nga ajri.
Zjarri ka shkatërruar mbi 700 hektarë të zonës së mbrojtur.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Mbrojtjes

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا