Artikull
Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev: Në vend që të vizatojmë vija ndarëse, le të ndërtojmë së bashku të ardhmen e fëmijëve tanë
Shtunë 6 Shtator 2025 12:58
Shtunë, 6 Shtator 2025, 12:58
Kryebashkiaku i Sofjes Vasill Terziev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Para mauzoleut me eshtra të Princit Aleksandër I Batenberg dhe me pjesëmarrjen e një njësie ushtarake përfaqësuese nga Garda Kombëtare në Sofje, u festua Dita e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, raportoi BGNES.
FOTO: БТА
“Sapo zbuluam një monument të Gjeneral Vlladimir Vazov, po qëndrojmë para mauzoleut, ka shumë heronj të tjerë dhe shpesh pyes veten se si ishte jeta e tyre e përditshme, çfarë zgjedhjesh bënë, a kishin frikë, çfarë pyetjesh i bënë vetes, a zgjodhën të lehtën apo të duhurën”, tha Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev në përshëndetjen e tij. Ai shprehu dëshirën që të kërkojmë atë që na bashkon dhe, në vend që të vizatojmë vija ndarëse, le të ndërtojmë së bashku të ardhmen e dëshiruar për fëmijët tanë. “Kjo është mënyra më e pastër për t'u bërë homazh këtyre njerëzve të mëdhenj që sakrifikuan veten”, shtoi Kryetari i Bashkisë.
FOTO: БГНЕС
Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev, deputetë, këshilltarë bashkiakë. Kurora u vendosën gjithashtu në emër të Kryetares së Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova, Ministrit të Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov, zyrtarëve të tjerë të lartë dhe qytetarëve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا