EKONOMI

Artikull

Bullgaria renditet e dyta në BE për nga rritja ekonomike vjetore

Shtunë, 6 Shtator 2025, 14:47

Bullgaria renditet e dyta në BE për nga rritja ekonomike vjetore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja më e lartë ekonomike vjetore. Për nga rritja krahasuar me tremujorin e mëparshëm, është i katërti.
Gjatë periudhës prill - qershor, prodhimi i brendshëm bruto në vendin tonë arriti në 27.573 miliardë euro me çmime aktuale, sipas të dhënave të parashikimit të Eurostat, të rregulluara për faktorët sezonalë dhe kalendarikë.
Rritjen më të lartë vjetore në tremujorin e dytë e shënuan ekonomitë e Irlandës - 18%, Bullgarisë - 3.4%, Qipros - 3.3% dhe Kroacisë - 3.2%.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا