Artikull
Ivan Ivanov fitoi titullin në finalen bullgare të US Open
Shtunë 6 Shtator 2025 22:41
Shtunë, 6 Shtator 2025, 22:41
FOTO: AP Photo/Seth Wenig
Madhësia e shkronjave
Ivan Ivanov fitoi titullin në kategorinë e juniorëve në US Open, duke mposhtur Aleksandër Vasilev në një finale historike bullgare. Kështu, pas Wimbledon, kampioni 16-vjeçar ngriti kupën në një turne të dytë radhazi nga Grand Slam.
Nxënësi i shkollës së Rafael Nadalit fitoi finalen me 7:5, 6:3 në një ndeshje që zgjati 1 orë e 15 minuta.
Ky është titulli i katërt për një tenist bullgar në kategorinë e juniorëve nga Grand Slam në lojën teke, kujton BTA. Në vitin 2008, ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov triumfoi në Wimbledon dhe US Open, dhe sot Ivan Ivanov e arriti përsëri këtë sukses.
Kampioni në New York е konsolidoi vendin e tij të parë në listën botërore, ndërsa Aleksandër Vasilev ndoshta do të ngjitet në vendin e dytë. Për dy bullgarët, kjo është paraqitja e tyre e fundit nëkategorinë e juniorëve dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm ata do të përqendrohen tërësisht në performancat e tyre në divizionin e meshkujve, shkruan TENNISKAFE.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP Photo/Seth Wenig
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا