Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore).
Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të vlerësuar siç duhet kombinimin legjendar të fasules dhe salsiçes, të përgatitura me mjeshtëri dhe pasion. Fshati Zhitnica është i njohur për prodhimin e salsiçeve autentike, të bëra sipas recetave të vjetra që janë kthyer në një markë të njohur vendase.
Festa fillon që në mëngjes me ritme argëtuese nga DJ të dashur dhe vazhdon me performanca nga grupe amatore. Një shou gatimi me Uti Bëçvarov do të ngjallë oreksin, ndërsa performancat në skenë të "Trigajda", "Elika" dhe Valeria Momçillova do t’i rikthejnë të ftuarit në kohën e këngëve dhe valleve të gjysheve. Pika kulmore e programit do të jenë paraqitjet ngjyrshme të formacioneve folklorike "Olimpia" dhe ansamblit "Filip Kutev".
Festivali do të përfundojë me kinema verore nën qiell të hapur, duke ofruar një përmbyllje të përkryer për një ditë të mbushur me ushqime të shijshme, atmosferë të ngrohtë dhe momente muzikore të paharrueshme. Hyrja është e hapur për këdo që dëshiron të shijojë birrë, humor të mirë dhe, sigurisht – fasulen me salsiçe më të shijshme në rajon!
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: bobsnadenitsa.bg