KULTURË

Artikull

Ekspozita prestigjioze “Shëtitorja e Librit” fillon në zemër të Sofjes

Dielë, 7 Shtator 2025, 12:00

Ekspozita prestigjioze “Shëtitorja e Librit” fillon në zemër të Sofjes

FOTO: Arkivi i BTA-së

Madhësia e shkronjave

Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga Shoqata "Libri Bullgar".
Ndërmjet datave 8 dhe 14 shtator 2025, bulevardi "Vitosha" dhe parku para Pallatit Kombëtar të Kulturës do të jenë hapësira për edicionin e radhës të “Shëtitorja e Librit” – ekspozita më e madhe e librave në hapësirë të hapur në vend.

FOTO: БТА-архив

Këtë vit në ngjarje marrin pjesë mbi 150 shtëpi botuese, të vendosura në 61 çadra. Ekspozita e librave do të shoqërohet nga një program i pasur: takime me autorë, ngjarje për fëmijë, lexime letrare dhe projeksione filmash.

FOTO: БТА-архив

Hapja zyrtare do të fillojë me një përshëndetje muzikore të veçantë për vizitorët në orën 10:30 më 8 shtator në parkun para Pallatit Kombëtar të Kulturës.

FOTO: БТА-архив

Sipas traditës, “Shëtitorja e Librit” në Sofje organizohet nga Shoqata "Libri Bullgar" në partneritet me Bashkinë e Kryeqytetit, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Agjencinë Telegrafike Bullgare dhe EkoPak Bullgaria AD. Ngjarja është pjesë e Kalendarit Kulturor të Bashkisë së Kryeqytetit për vitin 2025.
Redaktoi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: BTA, arkivi i BTA-së