LAJME

Artikull

Vija e varfërisë për vitin 2026 është 764 leva (390.63 euro), vendosi kabineti

Dielë, 7 Shtator 2025, 15:05

Vija e varfërisë për vitin 2026 është 764 leva (390.63 euro), vendosi kabineti

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7% krahasuar me vitin 2025.
Me rritjen e saj, do të rriten edhe përfitimet sociale dhe mbështetja financiare që lidhen me vlerën e saj, të paguara sipas Ligjit për Ndihmën Sociale, Ligjit për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Sipas të dhënave të fundit, 1 400 000 njerëz në vendin tonë, ose 22% e bullgarëve, jetojnë me të ardhura nën vijën e varfërisë, raportoi BNT.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا