Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes".
Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të rikrijojë secilën këngë në mënyrën e tij unike. Kjo i përket edhe këngës së re "Koha e së Ardhmes" – e cila na ofron një histori për dashurinë që i mbijeton kohës dhe vështirësive. Kënga bazohet në muzikën, tekstin dhe aranzhimin e Jeason Brad Lewis– ky është emri skenik i Ljudmill Avgustinov. Përveç tingullit tipik pop bashkëkohor të Jeason, në “Koha e së Ardhmes” autori dhe interpretuesi i ri na surprizon me elementë xhazi dhe soul, aq të përshtatshëm për timbrin e ngrohtë të Orlin Goranovit.
“Koha e së Ardhmes” nuk është vetëm një këngë - ajo i jep emrin një projekti të tërë, duke bashkuar breza të ndryshëm në muzikë. “Koha e së Ardhmes” është emri i turneut të këtij viti të Orlin Goranov me Akaga, Orkestrën Sekrete dhe Trinity. Koncertet e para tashmë u zhvilluan në disa nga skenat verore në vend, ato që do të vijnë janë më 16 shtator në Teatrin Antik në Plovdiv dhe më 18 shtator në Teatrin Veror në Ruse. Turneu do të përfundojë në Ditën Botërore të Muzikës - 1 tetor, kur shfaqja e tij e fundit do të zhvillohet në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Mësoni më shumë për Orlin Goranovin nga arkivi i Radio Bullgarisë: